Bedri Hamza ka votuar së bashku me familjen e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza përgëzoi qytetarët për proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.
“Bashkë me Remën, Doruntinën, Djellzën dhe Ensarin votuam në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin tonë. Përgëzoj qytetarët për një proces të qetë e demokratik dhe për këtë fushatë të veçantë që po e jetojmë si qytet. Ftoj të gjithë mitrovicasit të dalin në votim. Kontributi për qytetin është nder i veçantë. Votoni dhe vendosni për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.


