Lajme

Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

01/07/2025 11:55
nga:N K

Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Në fotografinë që ka siguruar gazeta Bedri Hamza shihet në dhomën ku po qëndron Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi, i cili po trajtohet nga mjekët.

Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore.