Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka ritheksuar premtimin e rritjes së pagave, shkruan GazetaBlic.
Hamza përmes një postimi në Facebook, tha se kostoja e jetesës në Kosovë është e papërballueshme.
E për këtë, Hamza ka thënë se vendit tonë i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Ai shprehet se nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave.
Po ashtu, Bedri Hamza u zotua se do ta mbaj fjalën.
“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave.
Unë e mbaj fjalën!”, shkroi Hamza.