Lajme

Bedri Hamza takon pensionistët: Do t’i rrisim pensionet për 50%

12/22/2025 17:28
nga:Genita C

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar sot qendrën e inovacionit “Innovation Centre of Kosovo”, ku theksoi se mbështetja për sektorin e dijes dhe inovacionit do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.

Sipas tij, investimi në teknologji, inovacion dhe të rinjtë kreativë është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar për Kosovën.

Po ashtu, ai u zotua se si kryeministër do ta rikthejë Ministrinë e Inovacionit.

Hamza bëri të ditur se edhe vetë fushata e tij zgjedhore po përdorë teknologji të avancuara, si dëshmi konkrete e orientimit drejt së ardhmes.

Tutje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me pensionistët në Prishtinë, të cilëve ua ka prezantuar pikat e programit të tij për këtë kategori.

Hamza premtoi 50 % rritje të të gjitha pensioneve, barna falas për të moshuarit dhe te personat me sëmundje kronike, si dhe qendra kujdesi për të moshuarit në çdo rajon të Kosovës.