Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, vizitoi ICK-në dhe theksoi rëndësinë e teknologjisë dhe inovacionit për ekonominë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai vuri në pah punën e të rinjve në fushat e Inteligjencës Artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D, duke premtuar se si kryeministër do të mbështesë zhvillimin e një ekonomie digjitale dhe të dijes.


