Lajme

Bedri Hamza shkon te rezervuarët e Ujësjellësit “Mitrovica”: Prioritet duhet të jetë siguria e qytetarëve, e infrastrukturës publike dhe rikthimi i normalitetit

11/30/2024 11:49
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës dhe qytetar i kësaj komune, këtë mëngjes ka vizituar rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre.

Hamza, i cili ka falënderuar zyrtarët për angazhimin, qytetarët për maturinë, mediat për raportimin korrekt dhe partnerët ndërkombëtarë për reagimet e shpejta, ka thënë se siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne.

“Këtë paradite isha te rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre. I falënderoj të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt. U jam mirënjohës të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për reagimet e tyre të shpejta dhe të vendosura për zhvillimet në veriun e vendit. Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne”, ka shkruar Hamza:

Postimi i plotë:

Këtë paradite isha te rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre.

I falënderoj të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt. U jam mirënjohës të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për reagimet e tyre të shpejta dhe të vendosura për zhvillimet në veriun e vendit.

Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne.