Lajme

Bedri Hamza: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë!

11/09/2025 16:01
nga:Genita C

Bedri Hamza, ka bërë thirrje që qytetarët të cilët nuk kanë votuar ende, ta ushtrojnë këtë të drejtë, raporton GazetaBlic.

Hamza thotë se “sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë”.

E plotë:

Qytetarë të dashur,

Tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën!

Juve që ende nuk keni votuar, ju ftoj të dilni dhe ta ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për qytetin tonë.

Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë!

Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën!