Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Dragashin, një destinacion turistik të bukur, që sipas tij, është i njohur për njerëzit e tij punëtorë, raporton GazetaBlic.
Hamza ka theksuar se kjo zonë ka potencial të madh dhe se qeveria e tij do të investojë për ta bërë Dragashin më atraktiv për vizitorët.
Ai ka shtuar se e ardhmja është në duar të qytetarëve dhe se fitorja është e sigurt.
Hamza ka ftuar qytetarët të mbështesin numrin 131, i cili do të sjellë një Kosovë më të mirë.