Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka prezantuar projektin gjigant për lidhjen e rrugës “Lah Nimani” me rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Hamza ka thënë se ky projekt modernizon rrugët “Lah Nimani” e “Evlia Qelebia” dhe e bën atë zonë me infrastrukturë të kompletuar, me shteg të biçikletave, me parkingje, ndriçim dhe plot gjelbërim.
Video: https://fb.watch/8yuwnQ8BSU/
Në mëngjes, Hamza ka prezantuar edhe prioritetet e tij për zhvillimin rural, bujqësinë dhe turizmin.
Ai ka thënë se pa zhvillimin e turizmit, pa zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në zonat rurale, nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik në Mitrovicë.