Lajme

Bedri Hamza pret ambasadorin zviceran: Kosova e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara

12/27/2024 13:29
nga:N K

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Hamza ka treguar se me ambasadorin zviceran ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Me përfaqësuesin e Zvicrës në Kosovë, ambasadorin Jürg Sprecher, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës.

Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Hamza.