Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka paraqitur një program ekonomik me përparësi rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët. Ai ka premtuar një rritje prej 50% të pagave në sektorin publik dhe 70% të pensioneve bazik, raporton GazetaBlic.
Po ashtu, do të rriten përfitimet për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së me 50%.
Hamza ka njoftuar gjithashtu se pagat nën 400 euro nuk do të tatohen dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten duke u bazuar në përvojën e punës.
Ai e theksoi se Kosova mund të arrijë më shumë për qytetarët e saj.
E plotë:
Paga dhe pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët.
✅ 50% rritje të pagave në sektorin publik.
✅ 70% rritje të pensionit bazik.
✅ 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.
✅ Pagat nën 400 euro nuk do të tatohen.
✅ Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.
Kosova mundet ma mirë! 🇽🇰