Lajme

Bedri Hamza premton legalizim të linjave dhe grante investive për pronarët e kombibusëve në Mitrovicë

09/21/2021 19:04
nga:M K

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar sot pronarët e kombibusëve në Mitrovicë.

Hamza ka biseduar me pronarët e kombibusëve për një riorganizim të përbashkët pas 17 tetorit, më të mirë për ta dhe më të rregullt për qytetarët.

Ai i ka garantuar pronarët e kombibusëve se në qeverisjen e tij nuk do u mungojë asnjëherë përkrahja komunale.

“Me pronarët e kombibusëve në Mitrovicë biseduam për një riorganizim të përbashkët pas 17 tetorit, më të mirë për ta dhe më të rregullt për qytetarët. Me punën që çdo ditë e bëjnë, pronarët e kombibusëve i mbajnë mbi 70 familje mitrovicase.

Ata i garantova se në qeverisjen time nuk do u mungojë asnjëherë përkrahja komunale. Së bashku, duke e gjetur modalitetin më të mirë dhe më funksional të operimit, ne do t’i legalizojmë linjat e transportit dhe me grante investive do t’i mbështesim për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Mitrovica meriton më shumë dhe komuna në qeverisjen time do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Hamza.