Lajme

Bedri Hamza përfundon vizitën në ShBA: Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë

12/01/2025 08:43
nga:Genita C

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përmbyllur një vizitë dyditore në Washington D.C., ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit, raporton GazetaBlic.

Ai u prit edhe në një takim nga James Carafano, Këshilltar i Lartë i Presidentit amerikan dhe përfaqësues i Fondacionit “Heritage”, së bashku me ekspertë të tjerë të njohur të politikës dhe sigurisë.

Hamza deklaroi se u kthye në Kosovë me optimizëm për thellimin e partneritetit me SHBA-të, duke theksuar se vendi do të rikthehet në Washington me projekte konkrete dhe me perspektiva të reja bashkëpunimi në ekonomi, energji, diplomaci, ushtri dhe inteligjencë.