Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka uruar ditën e Veteranëve duke thënë se “Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së”, raporton GazetaBlic.
“Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën.Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë”, shkruan tutje Hamza.
Postimi i plotë:
Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së.
Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën.
Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë.


