Lajme

Bedri Hamza në Studime për 25 vjetorin e masakrës, të pranishëm edhe Kurti e Osmani

05/02/2024 16:52
nga:Y I

Kreu i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili njëherit është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, ka marrë sot pjesë në përvjetorin e 25-të të masakrës së Studimes në Vushtrri.

Hamza ka thënë se në Studime janë vrarë civilë të pafajshëm në mënyrë çnjerëzore vetëm pse ishin shqiptarë.

Ai ka thënë se plagët e luftës ende s’janë shëruar dhe se ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës do të kujtohen e nderohen gjithmonë.

Bashkë me Hamzën ka qenë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë organizim përkujtimor kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.