Lajme

Bedri Hamza në Malishevë: Vendosmëri dhe energji për ndryshim në Kosovë

12/23/2025 20:08
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Malishevën, ku ka vlerësuar vendosmërinë dhe gatishmërinë e qytetarëve për ndryshim, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se së bashku me Malishevën do të vazhdojnë rrugëtimin për përparimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në rrugëtimin për ta çuar Kosovën përpara, sot në Malishevë pashë vendosmërinë, energjinë dhe gatishmërinë për ndryshim që po rritet çdo ditë.
Bashkë me Malishevën, përpara për Kosovën!