Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me banorë të lagjeve e fshatrave të Mitrovicës.
Hamza fillimisht është takuar me qytetarët e Kçiqit të Madh, ku ka thënë se në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë.
Pas këtij takimi, ai ka vazhduar me një tubim edhe në Shipol, ku i ka falënderuar banorët për mobilizim për fitoren.
Hamza ka thënë se Kosova mundet ma mirë.
“Ne besojmë në këtë. Ne do ta bëjmë realitet këtë.”, ka thënë ai.