Lajme

Bedri Hamza mohon se i arrestuari i sotëm është dhëndrri i tij, kërcënon me padi

08/18/2023 20:39
nga:Sh R

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, përmes një postimi në facebook, ka mohuar se njëri prej të arrestuarve gjatë ditës së sotme është dhëndrri i tij

Hamza ka reaguar pasi që një person ka deklauar publikisht se “Ifran Lipovica”, që është arrestuar ditën e sotme është dhëndrri i Bedri Hamzës, dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut të Bedri Hamzës, atje ku ai thotë se kjo është një shpifje shumë e ulët.

Tutje Hamza thotë se nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë, ka shkruar Hamza.

“Gjuhës së tillë shpifëse, fyese, mashtruese e propoganduese duhet t’i vije fundi. Qëndrim, shihemi në gjykatë!”, ka shkruar Hamza.

Postimi i plotë: