Lajme

Bedri Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, vendi ka nevojë për kthesë të madhe

05/18/2026 10:25
nga:Genita C

Bedri Hamza, kryetari i PDK-së ka reaguar pas raportit të FMN ku Kosova renditet ndër vendet më të varfra në Evropë, duke thënë se kjo situatë duhet të jetë alarm për institucionet dhe shoqërinë, raporton GazetaBlic.

Hamza deklaroi se qytetarët po përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, rritje të çmimeve dhe mungesë perspektive, ndërsa të rinjtë po humbin besimin për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë.

Sipas tij, vitet e fundit pushteti është fokusuar në “përçarje, propagandë dhe konflikte politike”, duke lënë anash mirëqenien e qytetarëve.

Ai bëri thirrje për “kthesë të madhe” drejt zhvillimit, bashkëpunimit dhe institucioneve serioze që, sipas tij, do t’i kthenin Kosovës “drejtimin e duhur”.

Postimi i plotë: