Bedri Hamza reagoi pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë, duke shprehur mbështetje dhe krenari për lojtarët, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se pavarësisht rezultatit, ekipi tregoi shpirt luftarak, përkushtim dhe nuk u dorëzua.
Sipas tij, kjo humbje është një mësim dhe një hap drejt sukseseve të ardhshme, duke shtuar se Kosova do të jetë gjithmonë në krah të kombëtares.


