Lajme

Bedri Hamza flet për programin: Grante për bizneset, energji më e lirë dhe infrastrukturë moderne

12/25/2025 10:17
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij qeverisës, duke premtuar grante për bizneset, lehtësime në TVSH-në në import, energji më të lirë si dhe investime në rrugë dhe hekurudha moderne, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se synimi i tij është ndërtimi i një Kosove funksionale për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.

Postimi i plotë:

Grante për bizneset. Praktikë e re për TVSH-në në import. Energji më e lirë. Rrugë dhe hekurudha moderne.

Një Kosovë që funksionon. Për të gjithë. Pa përjashtim.

Bashkë. Përpara.

#PDK130