Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sotme me një takim me qytetarë në Iliridë, që ndryshe njihet edhe si Tavnik.
Hamza ka thënë që në Iliridë, puna dhe përkushtimi për fitoren e madhe nuk ndalet kurrë.
“Në Iliridën e guximit dhe qëndrueshmërisë, ku puna dhe përkushtimi për fitoren tonë të re, fitoren e madhe, nuk ndalet kurrë.
Të bashkuar e me ndershmëri, si gjithmonë, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/18cZuoeymM/