Lajme

Bedri Hamza: Bashkë mund të ndërtojmë një Kosovë më të mirë për të gjithë

10/31/2024 16:18
nga:Genita C

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka një mesazh optimist gjatë një aktiviteti në Fushë Kosovë, ku theksoi rritjen e numrit të qytetarëve që po i bashkohen përpjekjeve të tij politike, raporton GazetaBlic.

Ai shprehu emocionet e tij për këtë rrugëtim të ri dhe theksoi rëndësinë e drejtimit të ri që do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës.

Hamza u shpreh se bashkë me qytetarët, është e mundur të ndërtohet një Kosovë më e mirë, e barabartë dhe e sigurt për të gjithë.

Ai ftoi qytetarët të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe me perspektivë, duke e theksuar se angazhimi i përbashkët është çelësi për një të ardhme më të ndritur për vendin.