Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se bedelë me letra e pa letra kishin qenë kundër tij në zgjedhje e kaluara dhe i mundi e do t’i mundë sërish, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se tani kanë dalë publikisht 10-shja e parë dhe qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat.
“Asnjë maskë nuk do t’i ndihmojë”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se me qytetarët do t’ua tregojë vendin atyre.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Pas shumë mesazheve për veprim ndaj situatës së krijuar me postime të porositura, kërkoj nga të gjithë qetësi dhe dashuri.
Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë.
Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë.
Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!


