Sporti

Beckham pas fitores së Inter Miami: Ëndrrat po bëhen realitet

08/27/2023 12:39
nga:Lorik J

Bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham është shprehur në Instagram i kënaqur me fitoren 2:0 të skuadrës si mysafir i New York Red Bulls.

Ylli argjentinas, Lionel Messi shënoi në debutimin e tij në MLS dhe formoi rezultatin përfundimtar 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe pse ish-reprezentuesi anglez nuk e ka ndjekur ndeshjen live në New York, ai nuk ka harruar të urojë lojtarët.

“Aty ku ëndrrat bëhen realitet… Faleminderit, New York. Fitore e madhe për Inter Miami”, ka shkruar Beckham duke postuar foto nga ndeshja.