Sporti

Beckham i bashkohet listës mbështetëse për Messin: E meriton çmimin e ‘Topit të Artë’

09/17/2026 09:53
nga:Mergim Rreci

David Beckham ka shprehur mbështetjen e tij për Lionel Messin në garën për Topin e Artë, duke vlerësuar paraqitjet e yllit argjentinas dhe ndikimin e tij në Kupën e Botës.

Beckham ka deklaruar se Messi duhet të jetë fituesi i çmimit prestigjioz individual, transmeton GazetaBlic Sport.

“Leo Messi duhet ta fitojë Topin e Artë”, u shpreh Beckham.

Beckham veçoi paraqitjen e Messit në Botëror, duke e konsideruar atë si një nga lojtarët më të spikatur të turneut.

“Ai ishte lojtari më i mirë i Botërorit. Ai pati një vit të jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/