David Beckham ka thënë disa fjalë për ish-skuadrën e tij, Manchester United.
Ylli britanik, Beckham ka qëndruar në Miami ditëve të fundit, për të ndjekur garën e Formula 1.
Megjithatë, ai ka dhënë edhe disa komente lidhur me të ardhmen e Cristiano Ronaldo te Manchester United.
“Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në 15 vitet e fundit. Ta shohësh atë të qëndrojë te Man United është e rëndësishme për tifozët dhe për të”, ka thënë Beckham.
“Ne e dimë çfarë do të thotë Unitedi për të. Dhe ai akoma po bën atë që bën më së miri. Po shënon gola dhe po krijon, dhe kjo është çfarë Ronaldo bën”, shtoi ish-mesfushori i Ronaldo.
Ronaldo lidhet me një largim të mundshëm nga United, sidomos prej kur Erik ten Hag ka nënshkruar kontratën për t’u bërë trajner i ‘Djajve të Kuq’.


