David Beckham, ish-figura e Manchester United, do të tentojë të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon te Inter Miami në merkaton e dimrit.
Sipas The Sun, skuadra e Amerikës së Veriut nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i sulmuesit portugez, pasi ka parë një propozim të refuzuar në verë, përcjell GazetaBlic Sport.
Zyrtarët e Inter Miamit konsiderojnë se situata aktuale e Ronaldos te djajtë e kuq ka ndryshuar dhe se mund të ketë hapje nga të dyja palët për të bërë të mundur transferimin.
Reprezentuesi portugez ka luajtur gjithnjë e më pak në njëmbëdhjetëshen e Erik Ten Hag dhe gjithashtu mund të jetë në dispozicion për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.
Beckham mendon që Ronaldo të zëvendësojë Gonzalo Higuaín, i cili ka vendosur t’i japë fund karrierës.
/GazetaBlic Sport/


