Showtime

Bebe Rexha niset për në Kosovë: Jam duke ardhur

07/23/2024 11:33
nga:N K

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen për herë të parë në Kosovë.

Artistja do të performojë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.

Ajo këto ditë ka qenë duke shijuar pushimet në Mykonos të Greqisë, gjersa ditën e sotme (e martë) është nisur për në Kosovë.

“Kosovë po vij”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “In the Name of Love” u shpreh e lumtur gjithashtu se po vjen në Kosovë.

Ylli me origjinë nga Dibra do të interpretojë disa nga hitet më të njohura që ka realizuar ndër vitesh.

Emra të tjerë të njohur në Sunny Hill janë: Burna Boy, Black Coffe, Stormzy etj.