Showtime

Bebe Rexha feston “muajin e krenarisë” veshur me kostum shumëngjyrësh

06/16/2021 17:00
nga:Genita C

Bebe Rexha shumë herë ka dalë hapur në përkrahje të komunitetit LGBTI, teksa nuk ka munguar as me performanca në eventet e organizuara për ta.

Së fundi, artistja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, përmes së cilave feston për muajin që i dedikohet komunitetit “LGBTI”, e që njihet si “muaji i krenarisë”.

Ajo u shfaq e veshur me një kostum shumëngjyrësh, që përfaqëson ngjyrat e tyre dhe se ishte dizejnuar nga marka e njohur “Dolce & Gabbana”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)


Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi po shijon pushimet bashkë me të dashurin Keyan Safyari dhe disa nga miqtë e tyre të përbashkët. /Lajmi.net/