Showtime

Bebe Rexha feston ditëlindjen, ky është urimi nga Rita Ora që po ‘çmend’ rrjetin

08/30/2021 10:21
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot feston ditëlindjen.

Ajo mbush plot 32 vite jetë dhe nuk kishin si të mungonin urimet nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj, shkruan GazetaBlic.

Në mesin e urimeve të shumta, ai që mori vëmendjen më të madhe ishte urimi i këngëtares tjetër shqiptare, Rita Ora.

Kjo e fundit postoi një foto me Beben ku shkroi: “Urime ditëlindjen vazjë, shpresoj që ta kesh ditën më të mirë sot”.

Kështu vërhet dukshëm se të dyja këngëtaret gëzojnë një shoqëri mjaft të mirë me njëra-tjetrën./GazetaBlic/