Showtime

Beatrix Ramosaj shpërthen në lot

11/22/2021 15:12
nga:Genita C

Beatrix Ramosaj ka disa javë që i është bashkuar shtëpisë së famshme të Big Brother Vip.

Ajo shquhet si një personazh i qetë, i kuptueshëm e mbi të gjitha që kontrollon mjaft mirë mendimet dhe veprimet e veta, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu Beatrix është po ashtu mjaft e ndjeshme, ku nuk ka shpëtuar as ajo pa u përlotur në shtëpinë e famshme.

Sot ajo ka filluar ditën me lot në sy nga malli për vëllain e saj Albanin, ku i rrëfehet Arbërit se po i mungon vëllai shumë, pas një ëndrre që ka parë.

Kujtojmë se Trixa ka treguar se ka një lidhje të fortë me Albanin dhe se ai është mbështetja e saj më e madhe.