Showtime

Beatrix Ramosaj nuk ndalet! Shpenzon vlerë marramendëse për paraqitjen e fundit në Big Brother Vip

02/09/2022 17:32
nga:G C

Këngëtarja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë kryefjala e medieve rozë.

Krahas romancës me Donaldin, ajo komentohet shpesh për paraqitjet e saj që po bën në intervista dhe në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Veshja e saj mbrëmë në spektakël u komentua mjaft shumë nga ndjekësit ku mori vëmendjen me kurimin që kishte bërë deri në detajin më të vogël.

Kjo veshje e Trixës arrin vlerën deri në 2143 dollarë./GazetaBlic/