Këngëtarja nga Kosova, Beatrix Ramosaj, është ndër emrat më të lakuar në mediat rozë për momentin.
Krejt kjo vëmendje për shkak të pjesëmarrjes së saj në programin e njohur “Big Brother Vip”, ku edhe e filloi një romancë me aktorin e njohur nga Shqipëria, Donald Veshaj, shkruan GazetaBlic.
Trixa pas daljes nga “BBV”, qëndroi e mbyllur dhe e heshtur pasi që nuk ndihej mirë emocionalisht dhe psiqikisht, për shkak se i duhej kohë deri sa të ambientohej me jetën jashtë duke e ditur se edhe është paragjykuar shumë për lidhjen e saj brenda shtëpisë.
Ajo ka qenë prezente në emisionin “Fan Club”, pasi që herën e parë kur ishte ftuar nuk ka qenë prezente dhe si duket mbajti fjalën për të qenë aty, ku foli hapur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Këngëtarja u shpreh se e ka marrë malli për të gjithë banorët brenda shtëpisë pasi që me ta ishte bashkë për më shumë se 100 ditë.
“Më ka marrë malli për të gjithë. Janë bërë si familje për mua. Më kanë dhënë dashuri pa kushte, mezi po ndahesha me ta pasi jam lidhur shumë me a. I konsideroj shumë të afërt”, u shpreh Trixa.
Ajo gjithashtu foli hapur për periudhën pas daljes nga shtëpia, se si e ka përjetuar, si i ka kaluar ditët e saj të ‘rënda’.
“Kam kaluar disa faza pas daljes. E para kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat, që e kisha ndrydhur veten, isha futur në një botë shumë të errët. Në atë gjendje nuk kisha mundësi të mendoja pak pozitivisht.Faza e dytë ishte kur vendosa në peshore gjërat e mira dhe të këqija, e pashë që kishte shumë më të mira. Por ditët e para kanë qenë shumë të vështirë. E kisha të vështirë të lidhesha me realitetin, ai rrugëtim kishte përfunduar, isha në shtëpi me familjen time.Kisha dalë por nuk po arrija ti shijoja, e prandaj nisa të shkëputesha. Kur e shikoj e shikoj për Donaldin, por tani më pak. Më ka marrë malli shumë. Emocionohem shumë kur e shoh se edhe atë e ka marrë malli”, u shpreh Beatrix./GazetaBlic/
View this post on Instagram


