Showtime

Beatrix Ramosaj arsyeja kryesore pse Bora Zemani hoqi dorë nga Festivali i Këngës?

12/29/2021 09:33
nga:G C

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës ka filluar.

Pak javë më parë ishte përfolur emri i Bora Zemanit për të moderuar këtë emision, shkruan GazetaBlic.

Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Bora Zemani vazhdoi moderimin vetëm në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Pas natës së mbrëmshme kur Beatrix Ramosaj u surprizua nga ‘vëllai i madh’ për të ndjekur performancën e Albanit live, filluan aludime të ndryshme.

Sipas shumë ndjeksëve Beatrix Ramosaj ishte arsyeja pse Bora nuk pranoi të ishte pjesë e këtij festivali.

Edhe pse nuk ka asnjë reagim nga moderatorja, rrjeti ka ‘shpërthyer’ me aludime të tilla./GazetaBlic/