Showtime

Bearti po bëhet baba, lajmin e konfirmon në mënyrën më të ëmbël

05/07/2023 08:51
nga:G C

Beart Rexhepi po bëhet baba.

Partnerja e tij është në pritje të ëmbël dhe lajmin e ka konfirmuar vet ish-konkurrenti i njohur.

Thashethemet për shtatzëninë kanë nisur javë më parë por tek sot Bearti i ka konfirmuar duke publikuar foton e ekos por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ish-konkurrenti nga Prishtina u bë i njohur dhe shumë i përfolur për lidhjen e tij me Tea Trifonin ndërsa prej kohësh është shkëputur nga jeta publike duke mbajtur private lidhjen e re.