Lajme

BE: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për tabelat nuk është në përputhje me marrëveshjet nga dialogu

10/31/2022 14:29
nga:N M

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Nabila Masrali, ka thënë se Kosova “ka të drejtë të ndërrojë gradualisht tabelat KM, por se ky proces duhet të jetë në kuadër të dialogut”, transmeton N1.

“Ju e keni parë deklaratën tonë në të cilën themi se jemi në dijeni për vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës lidhur me targat, theksojmë qartë se Kosova ka të drejtë që gradualisht t’i ndryshojë targat KM, por ai proces duhet të jetë brenda kornizës së dialogut. Ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjet nga dialogu i dy palëve dhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2016”, tha Masrali.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

“Gjithashtu, ne u bëjmë thirrje aktorëve që të ruajnë paqen dhe të mos lejojnë ringjalljen e tensioneve të panevojshme në terren”, tha Masrali.

Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja vazhdon të punojë me partnerët për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

“Ne përsëri u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qetë në mënyrë që të mos ketë tensione të reja në terren”, theksoi Masrali.

Bashkimi Evropian konsideron se vendimi i Kosovës, e cila njoftoi se zbatimi i plotë i vendimit për riregjistrimin e automjeteve do të fillojë nga 21 prilli, është “një hap në drejtimin e duhur”, por se “nuk është në përputhje me marrëveshjet në dialog, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët” dhe se Prishtina “duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni”, tha Masrali