Lajme

BE: Të dyja palët si ajo kosovare dhe serbe të kryejnë obligimet për depërshkallëzim të situatës në veri

06/17/2024 15:27
nga:G B

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë sërish thirrje për depërshkallëzim të situatës në veri nga të dyja palët si ajo e Kosovës dhe e Serbisë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se zhvillimet dhe tensionet e vazhdueshme në veri janë arsyet se pse Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës.

“Natyrisht se jemi në dijeni për situatën në veri, për muaj e muaj të tërë ne kemi parë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilat shpien në përshkallëzime të reja. Eskalimet konstante janë arsyeja se pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat ndaj Kosovës”.

“Natyrisht se ne presim nga institucionet në Prishtinë dhe nga Qeverisa e Kosovës që të marrin hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës, të njëjtën gjë ne po e presim po ashtu nga ana serbe. Të dyjat palët kanë këtu kanë lëshime dhe obligime dhe detyrim