Kosova dhe Serbia pritet të nisin raundin e ri të bisedimeve në kuadër të dialogut mes të dy shteteve.
Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, mbahen në nivel kryenegociatorësh, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i lartë për Punë të Jashtme, Politikë dhe Siguri në Bashkimin Europian, Peter Stano.
Duke mos dhënë më tepër detaje, ai tha se takimi mbahet nesër në Bruksel, të mërkurën e 7 korrikut.
Delegacioni i Prishtinës do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ndërsa Beogradin do ta përfaqësojë Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Varianti ‘Delta’ në Kosovë: Infektologu Ahmeti tregon rrezikshmërinë e situatës