Lajme

BE-ja po planifikon paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

07/12/2022 09:51
nga:Astrit Gashi

BE është duke planifikuar të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë në javët e ardhshme për luftën në Ukrainë.

Lajmi u dha nga Bloomberg i cili citon burime zyrtare dhe shton se nëse ajo miratohen do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve.

“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe sanksionim të mëtejshëm të individëve dhe subjekteve”, thonë burimet e agjencisë amerikane