Bashkimi Evropian nuk do t’i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Francës, duke iu përgjigjur komenteve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të marrën nën kontroll Grenlandën.
Trumpi refuzoi të hënën të përjashtonte veprimet ushtarake ose ekonomike si pjesë e dëshirës së tij të shpallur për të marrë kontrollin e Groenlandës nga SHBA-ja, si dhe Kanalin e Panamasë.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se ai nuk besonte se SHBA-ja do të pushtonte ishullin e gjerë Arktik që ka qenë pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet, raporton Reuters