Lajme

BE-ja kërkon nga OKB-ja mbrojtjen e centraleve bërthamore në Ukrainë

03/07/2022 14:36
nga:Astrit Gashi

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga organi mbikëqyrës i OKB-së për energji bërthamore që të mbrojë centralet bërthamore në Ukrainë, dy prej të cilave janë tashmë nën kontrollin e ushtrisë ruse dhe që njëkohësisht të mobilizojë ndihmat ndërkombëtare në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
“Kërkojë që IAEA të bëjë çdo gjë që është në fuqi të saj të të kujdeset për sigurinë e objekteve bërthamore në Ukrainë në rrethanat aktuale të luftës”, ka shkruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë energjetike, Kadri Simmons, në letrën dërguar drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grosit.
“Rusia duhet të ndalë menjëherë aksionet e saj të dhunshme kundër Ukrainës dhe të kthejë objektet bërthamore nën kontrollin e plotë rregullator të Ukrainës”, thuhet në letër.
Rusia aktualisht kontrollon centralin më të madhe bërthamore në Evropë, Zaporozhye, si dhe uzinën për karburante dhe mbeturina bërthamore në Chernobyl, ku në vitin 1986 ndodhi fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë.