Lajme

BE-ja godet me sanksione të reja Bjellorusinë

03/02/2022 11:25
nga:Genita C

Është dita e shtatë e agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pothuajse 6,000 rusë u vranë në gjashtë ditët e para të luftimeve. Një video e publikuar sot, shfaq një sulm rus në qendrën e policisë në Kharkov.

Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Sanksionet janë arsyetuar me rolin mbështetës që regjimi i Aleksandër Lukashenkos i ka dhënë Rusisë në agresionin e saj ushtarak mbi Ukrainën, konfirmoi Bashkimi Evropian të mërkurën.

Sanksionet do të godasin “disa sektorë ekonomikë” të Bjellorusisë, thuhet në deklaratën e BE-së, raporton The Guardian.

Një zyrtar i BE-së tha gjatë kësaj jave se një nga qëllimet e sanksioneve të reja kundër Minskut është ndalimi i eksporteve të çdo produkti bjellorus në BE.