Lajme

BE-ja do të diskutojë opsionet e mundshme për të frenuar së bashku kërkesën për gaz

06/27/2022 10:59
nga:G B

Komisionari i BE-së për Energjinë, Kadri Simson, thotë se ministrat e energjisë të bllokut do të diskutojnë opsionet se si mund të frenojnë së bashku kërkesën për gaz, ndërsa blloku po përballet me shkurtimet e furnizimeve ruse dhe përgatitet për goditje të mundshme të mëtejshme të furnizimit.

“Unë planifikoj t’u prezantoj ministrave hapat konkretë që besoj se duhet të bëjmë, si nga ana e vendeve anëtare ashtu edhe nga ana e Komisionit, për të qenë më të përgatitur,” tha Simson.