Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj deklaratave dhe sjelljeve të anëtarit të LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, i cili dje pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së nuk i duroi pyetjet e gazetarëve dhe nisi të ketë edhe britma.
Në reagimin e saj BE-ja tha se e dënon ashpër gjuhën e Kurteshit.
“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të LVV-së, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një “aleancë grupesh kriminale” dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund”, thekson BE-ja.
Në fund, BE shton se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike: “BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”.


