Lajme

BE emëron Dirk Schübel Përfaqësues të ri Special për Kosovën

07/13/2026 12:45
nga:Genita C

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për Kosovën. Ai do ta nisë mandatin më 1 shtator 2026, duke zëvendësuar diplomatin estonez Aivo Orav.

Schübel është diplomat me përvojë të gjatë në institucionet evropiane dhe gjermane, ndërsa aktualisht udhëheq Divizionin për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Në detyrën e re, ai do të fokusohet në mbështetjen e stabilitetit, sundimit të ligjit, integrimit evropian të Kosovës dhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.