Deputeti i Bundestagut, Boris Mijatovic, ka reaguar ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian sa i përket vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës që ndalojnë qarkullimin e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele serbe në gjithë Kosovën.
Mijatovic ka thënë se Beogradi po vazhdon të mbështesë strukturat ilegale edhe përkundër faktit se ka nënshkruar marrëveshje për tërheqjen e tyre.
Deputeti gjerman i cili ka njoftuar se të hënën ka arritur në Kosovë, e ka cilësuar Bashkimin Evropian si të “pandjeshëm”.
„Serb-run institutions“ in #Kosova? Isn’t that part of the ongoing conflict? Belgrad keeps supporting illegal structures but has signed in a couple of documents to withdraw official institutions. Arrived today in #Prishtina and received many questions. The EU is so unsensible ? https://t.co/X1hlAdPmqv
— Boris Mijatovic (@borismijatovic) February 5, 2024
Ndaj këtij qëndrimi kritik të Mijatovic ndaj BE-së ka reaguar edhe politikani gjerman dhe ish-ministri Michael Roth. Politikani gjerman ka thënë se shumë kolegë nga Bundestagu dhe parlamentet tjera në Evropë kanë “dyshime serioze” rreth strategjisë së BE-së dhe SHBA-së për të de-eskaluar situatën në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Roth ka thënë se kjo strategji s’është as e balancuar as e mençur.
“Është koha për pikën e kthesës”, ka shkruar Roth.
Many distinguished colleagues from Bundestag and other Parliaments in Europe have serious doubts about EU’s and U.S.’ “strategy” to deescalate between Serbia and Kosovo. It’s neither balanced nor smart. It’s high time for a “Zeitenwende”. https://t.co/zUQqATP8FJ
— Michael Roth – official ?????? (@MiRo_SPD) February 6, 2024