Numër i madh i delegacioneve të nivelit të lartë e kanë vizituar Kosovës muajt e fundit.
Në deklarimet e tyre ata nuk janë kursyer që të thonë se mbështesin Kosovën në shumë fusha pa përjashtim.Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se vizitat e delegacioneve të huaja në Kosovë dhe mbështetja e tyre e hapur për liberalizimin e vizave dhe dialog është njëmend.
Por ata thonë se i përket heqjes së vizave varet edhe nga shtetet anëtare të BE-së të cilat janë ende skeptike, madje konsiderojnë se kjo është edhe një lloj trysnie për zhvillim.
Avni Mazreku profesor i të Drejtës Evropiane, tha se disa nga shtetet anëtare të BE-së e kanë seriozisht mbështetjen e Kosovës në shumë procese.
Kur flet për heqjen e regjimit të vizave ai përmend Gjermani si përkrahësen më ta madhe e Francën si skeptike.
“Po disa nga shtet anëtare të Bashkimit Evropian, duket se vërtetë e kanë seriozisht çështjen e liberalizimit të vizave, përkatësisht dhënien e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. E cila, në fakt është e drejtë fundamentale e qytetarëve evropian, me pa të drejtë janë të privuar vetëm qytetarët e Kosovës nga kjo e drejtë së paku në kontinentin e vjetër në kontinentin e Evropës, kontinent të cilit edhe i takojnë qytetarët e Kosovës”.
“Por, disa nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE, që kërkohet në fakt edhe pajtimi i tyre ata nuk janë aq entuziast sa disa prej shteteve anëtare. Përshembull, Gjermania duket të jetë shumë pro liberalizimit të vizave, po Franca ende ka rezerva, përndryshe ka manifestuar rezerva të hapura edhe në nivelet më të larta të saj, edhe në nivelin e përfaqësimit nga ana e presidentit të saj Macron”.
Mazreku thotë se përderisa nuk kemi sinjale të qarta nga shtetet anëtare, çështja e liberalizimit të vizave për vendin tonë është ende e hapur.
“Deri sa nuk kemi sinjale të qarta nga ata që e përbëjnë Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të BE, çështja e marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën është ende e hapur dhe e pambyllur”.


