Presidenca e Kosovës ka njoftuar sot se Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për monitorimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij vii.
Sipas njoftimit të presidencës “për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare, kur “Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve është përbërë nga një numër i vogël ekspertësh, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, BE-ja do të jetë prezente me mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor”.
Pasi Parlamenti Evropian t’i nominojë përfaqësuesit e vet, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së do ta emërojë Shefin e Misionit, i cili bashkë me ekipin e ekspertëve do të arrijnë në Kosovë gjatë javëve në vijim.