Lajme

BE do t’i pranojë çertifikatat e vaksinimit vetëm 270 ditë më të vjetra për të miturit

03/29/2022 15:59
nga:Donika Fetahu

Komisioni i Bashkimit Evropian ka miratuar rregulla të reja për Certifikatën Dixhitale Covid të Bashkimit Evropian, duke përjashtuar personat nën moshën 18 vjeç nga periudha e pranimit prej 270 ditësh për dokumentet e vaksinimit pas serisë së vaksinimit parësor.

Prandaj, periudha standarde do të jetë e kufizuar për personat e moshës 18 vjeç e lart, raporton SchengenVisaInfo.com.

Aktualisht, jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së rekomandojnë administrimin e vaksinave përforcuese për të miturit, pavarësisht nga fakti se një përforcues nga mosha 12 vjeç është autorizuar pas një rekomandimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Në këtë drejtim, Komisioneri për Drejtësi, Didier Reynders, ka theksuar se një nga përfitimet më të mëdha të dokumentit Dixhital të BE-së për COVID është fleksibiliteti i tij për t’u përshtatur me rrethanat e reja.

“Pas diskutimeve me ekspertët e shëndetit publik të Shteteve Anëtare, ne kemi vendosur që certifikatat e vaksinimit të të miturve nuk duhet të skadojnë. Kur udhëtojnë, ata do të mund të vazhdojnë të përdorin certifikatën e marrë pas serisë parësore të vaksinimit,” vuri në dukje Reynders.

Lidhur me këtë çështje, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides, ka theksuar se pandemia nuk ka përfunduar ende, duke theksuar faktin se vaksinimi mbetet vendimtar.

“Mesazhi ynë nuk ka ndryshuar: vaksinohu dhe nxitohu sa më shpejt të jetë e mundur. Vaksinimi shpëton jetë dhe është çelësi për të gjithë ne”, theksoi Kyriakides.